Putin në takim me nënat e ushtarëve rusë, u thotë se ndan dhimbjen me to
“Ne ndajmë dhimbjen tuaj”, u është drejtuar presidenti rus Vladimir Putin një grupi nënash të ushtarëve rusë që kanë luftuar – dhe disa prej të cilëve janë vrarë – në Ukrainë.
Në fjalën e tij hyrëse Putin ka thënë se “asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e një djali”.
Që nga vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën, në vend është rritur edhe opozita.
Në të gjithë Rusinë grupet e nënave të ushtarëve të shërbim janë ankuar hapur se djemtë e tyre janë duke u dërguar bë betejë me trajnim të dobët, pa armë e pa veshje të duhra, veçanërisht me fillim e dimrit.
Disa po ashtu kanë akuzuar ushtrinë ruse se trupat e mobilizuar me force janë kthyer në "ushqim topash", pas një vargu humbjesh të rënda ushtarake në muajt e fundit.
Kujtojmë se, në një pranim të rrallë, Kremlini tha në shtator se ishin bërë gabime në përpjekjen për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë.
E në fillim të këtij muaji, Mark Milley, gjenerali më i lartë amerikan, vlerësoi se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Çfarë po mendon dhe po planifikon Vladimir Putin?
Në takimin e së premtes në rezidencën e tij shtetërore pranë Moskës, Putin u shfaq i ulur në një tavolinë të madhe me një grup prej 17 nënash. Disa prej tyre mbanin shami të errëta - një simbol i zisë.
“Dua ta dini se unë personalisht dhe gjithë lidershipi i vendit e ndajmë këtë dhimbje”, u shpreh Putin para tyre.
"Ne do të bëjmë gjithçka që ju të mos ndiheni të harruar," shtoi më tej ai, duke u kërkuar atyre që të mos besojnë "gënjeshtra" në media a internet në lidhje me shfaqjen e luftës.
Menjëherë pasi Putin filloi pushtimin në shkallë të plotë, autoritetet ruse miratuan ligje të ashpra censurimi, duke kriminalizuar "përhapjen e informacionit të rremë" në lidhje me forcat e armatosura të vendit. Mediat përballen me gjoba apo edhe mbyllje për të quajtur një luftë atë që Kremlini e përshkruan si një "operacion special ushtarak".
Të premten, presidenti Putin tha gjithashtu se kishte dashur të takonte nënat për të dëgjuar prej tyre për situatën në terren.
Ai po ashtu zbuloi se herë pas here u flet drejtpërdrejt ushtarëve rusë në fushën e betejës, duke i cilësuar ata si "heronj".
