Putin me kërcënim të ri, bën gati raketën Yars e aftë për të goditur ShBA-në e Britaninë - NACIONALE

Putin me kërcënim të ri, bën gati raketën Yars e aftë për të goditur ShBA-në e Britaninë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Rusia sot ka lëshuar një kërcënim të ri bërthamor për Perëndimin, duke bërë gati në mënyrë të dukshme një raketë strategjike për përdorim luftarak në jugperëndim të Moskës.

Me anë të një videoje, tregohet instalimi i raketës së madhe në një silo në kompleksin ushtarak Kozelsk në rajonin perëndimor të Kaluga të Rusisë. DailyMail shkruan se kjo raketë është e aftë të godasë objektiva në ShBA e Britani.

Edhe në muajin tetor, presidenti rus Vladimir Putin është parë duke mbikqyrur lëshimin e një rakete të ngjashme Yars, mes tensioneve të larta me Perëndimin mbi pushtimin e tij të Ukrainës.

Rusia, kërcënimet bërthamore të së cilës kanë qenë një taktikë e vazhdueshme që nga fillimi i pushtimit si një mjet për të frikësuar perëndimin, po ndërton më shumë shfaqje bërthamore ndërsa shënon Ditën vjetore të Forcave Raketore Strategjike më 17 dhjetor.

Raketa balistike ndërkontinentale Yars me një rreze prej 7500 milje është instaluar në një platformë lëshimi silo duke përdorur një njësi të veçantë transporti dhe ngarkimi.

Ndërkohë, komandanti i divizionit kolonel Alexei Sokolov e ka bërë të qartë se stërvitja kishte për qëllim dërgimin e një mesazhi për Perëndimin, me Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA-në brenda rrezes.

“Rëndësia e këtij operacioni qëndron në faktin se raketa e radhës do të vihet në detyrë luftarake sipas planit”, është shprehur ai.

Edhe inxhinieri luftarak Vadim Vyazovsky, duke folur për kanalin e ministrisë rusë të Mbrojtjes, TV Zvezda, ka thënë se: "Ndihem krenar që vendi im po vë në shërbim produkte të tilla në mënyrë që Atdheu të flejë i qetë".

Yars është një modifikim i sistemit raketor Topol-M dhe është vendosur për herë të parë në vitin 2009. Ka dyshime se në stërvitjet e tetorit, Rusia e ka praktikuar se si mund të funksionojë ajo ndaj një sulmi bërthamor perëndimor.

Lidhur me stërvitjen e fundit, televizioni shtetëror rus ka thënë tha se ato kishin për qëllim shënjestrimin e Britanisë së Madhe dhe ShBA-së.

Pamjet e publikuara, tregojnë raketën duke u transportuar me një kamion nëpër një pyll me dëborë, ndërkohë që shoqërohet nga automjete ushtarake ruse.

Lajme të ngjashme