Putin kërcënoi me armë bërthamore, SHBA: Ne e paralajmëruam Shoigun - NACIONALE

Putin kërcënoi me armë bërthamore, SHBA: Ne e paralajmëruam Shoigun

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha në një intervistë për CNN se ai kishte paralajmëruar ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për kërcënimet e fundit bërthamore të Vladimir Putin.

Austin i tha CNN, duke folur për kërcënimet ruse me armë bërthamore, se ai "përcolli privatisht" një paralajmërim tek Shoigu, dhe në këtë mënyrë Rusia, që "të mos shkojnë në atë rrugë" dhe të "përmbahen nga një sjellje e tillë e papërgjegjshme".

"Unë nuk shoh asgjë tani që do të më shtynte të mendoj se Putini ka marrë një vendim për të përdorur armë bërthamore", tha Austin. Megjithatë, ai shtoi se "Putini ka marrë tashmë një sërë vendimesh të papërgjegjshme në të kaluarën, siç është pushtimi i Ukrainës". /Nacionale/

Lajme të ngjashme