Prokurori thotë se përdorimi i armës nga polici francez kundër adoleshentit nuk ishte i ligjshëm - NACIONALE

Prokurori thotë se përdorimi i armës nga polici francez kundër adoleshentit nuk ishte i ligjshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurori publik në Nanterre të Francës, Pascal Prache, ka thënë se ai ka përcaktuar që nuk ka pasur përdorim të ligjshëm të armës nga polici që para dy ditëve qëlloi për vdekje një adoleshent me prejardhje algjeriane, i cili nuk ishte bindur urdhrit për ta ndalur veturën.

Sipas prokurorit, polici i përfshirë në rast ka thënën se e qëlloi të riun për t’ia parandaluar lëvizjen e veturës drejt rrezikimit të këmbësorëve, raporton televizioni BBC.

Ai dhe një polic tjetër kanë thënë se ishin frikësuar, kur vetura e kishte nisur lëvizjen, sepse ishin afër saj dhe se kishin frikë se do të goditeshin nga makina.

Prokurori tha se polici është duke u hetuar për vrasje të vullnetshme.

Përmes autopsisë është përcaktuar se adoleshenti është vrarë nga një plumb që kishte depërtuar nëpër krahun dhe gjoksin e tij.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për qetësi pas trazirave për vrasjen e një adoleshenti me prejardhje të huaj nga policia franceze.

“Një djalë i ri, Nahel, u vra para dy ditëve dhe kjo ka shkaktuar shumë emocion. Emocion që e shoqëron vdekjen e një burri të ri kërkon admirim dhe qetësi dhe këto janë ato për të cilat ka bërë thirrje qeveria”- tha ai.

“Për mua, orët e ardhshme duhet të jenë kohë për admirim dhe respekt. Pastaj është mbrojtja e vendeve dhe institucioneve dhe karakterizimi i asaj që ka ndodhur në orët e fundit, dhe pastaj, ne duhet të përgatitemi për ditët e ardhshme në mënyrë që qetësia e plotë të mund të kthehet”- shtoi presidenti francez.

Ai shkroi edhe në rrjete sociale për ta përsëritur porosinë e tij, duke thënë se “orët e ardhshme duhet të drejtohen nga admirimi, drejtësia dhe qetësia”.

Lajme të ngjashme