Prokurorët rusë kërkojnë 13 vite burg për Navalny-n - NACIONALE

Prokurorët rusë kërkojnë 13 vite burg për Navalny-n

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurorët rusë kanë bërë thirrje që kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, të vuajë 13 vjet burg për akuzat e reja për mashtrim me të cilat po përballet.

Politikani i opozitës është aktualisht në gjyq në koloninë e burgut jashtë Moskës, ku prej 2 vite e gjysmë është në vuajtje të një dënimi.

Navalny u burgos vitin e kaluar pasi i mbijetoi një sulmi me agjent nervor, për të cilin fajëson qeverinë ruse.

BBC shkruan se në gjyqin e fundit të mbajtur, prokurorët kanë kërkuar që kritiku i Putinit të dërgohet në një burg "rregjimi të rreptë", gjë që do të nënkuptonte kushte më të rënda se sa ato në të cilat ai ndodhet aktualisht.

Sipas ekipit të Navalnyt, kjo ishte përgjigjja e tij ndaj kërkesës së prokurorit:

"Nuk mund t'i futësh të gjithë në burg. Edhe nëse kërkon 113 vjet, nuk do të më trembësh mua apo të tjerët si unë."/Nacionale/

Lajme të ngjashme