Prokurorët rumunë i marrin veturat luksoze të Andrew Tate-s - NACIONALE

Prokurorët rumunë i marrin veturat luksoze të Andrew Tate-s

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autoritetet rumune filluan të shtunën që t’i merrnin veturat luksoze nga një pronë afër kryeqytetit Bukuresh si pjesë e një hetimi kriminal nën dyshimin për trafikim të njerëzve, i cili çoi në arrestimin e personalitetit përçarës të internetit, Andrew Tate.

Prokurorët rumunë kundër krimit të organizuar i ndaluan Tate-n, vëllanë e tij dhe dy të dyshuara rumune më 29 dhjetor nën akuzën për themelimin e një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të gjashtë grave. Ata i kanë mohuar akuzat.

Një reporter i agjencisë “Reuters” pa disa vetura, përfshirë një “Rolls-Royce”, një BËM dhe një “Mercedes-Benz”, duke u marrë nga rezidenca e Tate-s në periferi të kryeqytetit rumun dhe duke u transportuar në një vend tjetër.

Këtë javë, prokurorët i thanë agjencisë “Reuters” se kanë konfiskuar 15 automjete luksoze dhe mbi dhjetë prona e shtëpi që u përkasin të dyshuarve në Bukuresht dhe në distriktet Prahova e Brasov për ta parandaluar fshehjen ose shitjen e kësaj pasurie.

Avokati i Tate-s nuk qe menjëherë i qasshëm për të dhënë koment.

Katër të dyshuarit paraqitën këtë javë ankesë kundër masës së arrestit për 30 ditë, por Gjykata e Apelit në Bukuresh e refuzoi atë dhe tha se ata duhet të mbeten në ndalim policor.

Tate, i cili ka shtetësi amerikane dhe britanike, ka thënë se gratë janë pjesërisht përgjegjëse për dhunimin seksual të tyre dhe se ato u përkasin burrave.

Më parë, ai ka marrë pjesë në emisionin “Big Brother” në Britani dhe fitoi famë përmes komenteve mizogjene e të gjuhës së urrejtjes.

Lajme të ngjashme