Prigozhini i kundërpërgjigjet Putinit: Nuk duam që vendi të vazhdojë të jetojë në korrupsion e rrena
Kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, përmes një audio-mesazhi ka reaguar pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se udhëheqësi i shtetit ishte “thellësisht gabim” që e quajti tradhtar.
“Askush nuk do të dorëzohet me kërkesën e presidentit... Ne nuk duam që vendi të vazhdojë të jetojnë në korrupsion dhe rrena”- shtoi Prigozhini.
“Ne jemi patriotë dhe ata që janë kundër nesh janë ata që u grumbulluan përreth bastardëve”- tha kreu i mercenarëve.
Ky audio-mesazh e shënon herën e parë që Prigozhini flet drejtpërdrejt kundër presidentit rus, raporton gazeta “The Guardian”.
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, të shtunën u bëri thirrje rusëve që të bashkohen në krahun e Putinit.
