Prigozhini e “godet” ushtrinë ruse: Kundërsulmi do të bëhet në terren, jo në televizor, Dita e Fitores – e gjyshërve
Udhëheqësi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, e ka kritikuar përqendrimin e ushtrisë ruse në paradën e Ditës së Fitores në Ukrainë, kur Ukraina po përgatitet për të nisur një kundërsulm ndaj armikut.
Në vargun më të ri të kritikave ndaj udhëheqsve të ushtrisë ruse në Moskë, Prigozhini tha të martën se forcat ukrainase “po i grisin krahët” në drejtim të qytezës Bakhmut dhe se janë duke u rigrupuar në Zaporizhia, raporton televizioni CNN.
“Dhe një kundërsulm pritet të fillojë”- shtoi ai gjatë një transmetimi të gjatë në rrjete sociale, duke thënë se Rusia duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje ngjarjeve që priten në Ukrainë se paradës së Ditës së Fitores, e transmetuar në televizione.
“Ata absolutisht, qartazi thonë se kundërsulmi do të jetë në tokë, jo në televizor. Në vendin tonë, secili mendon se duhet të bëjmë gjithçka në televizion dhe ta festojmë Ditën e Fitores”- tha Prigozhini.
Ai shtoi se Dita e Fitores i përket gjeneratës së kaluar. “Dita e Fitores është fitorja e gjyshërve tanë. Ne nuk e kemi fituar atë fitore një milimetër”- tha Prigozhini, i cili është ankuar se trupat e tij në viën e fronit nuk po furnizohen me municion të mjaftueshëm nga Rusia.
