Fillon parada e Ditës së Fitores në Moskë, Putini thotë se Perëndimi do që ta shohë rënien e Rusisë - NACIONALE

Fillon parada e Ditës së Fitores në Moskë, Putini thotë se Perëndimi do që ta shohë rënien e Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Moskë po shënohet 9 Maji – Dita e Fitores, të cilën Rusia e feston për fitoren e forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij i përsëriti akuzat e vjetra ndaj Perëndimit.

Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në Sheshin e Kuq, presidenti rus tha se Rusia dëshiron që të shohë një të ardhme paqësore, por i akuzoi elitat perëndimore për mbjelljen e farave të urrejtjes dhe rusofobisë, raporton televizioni BBC.

“Lufta e vërtetë është duke u zhvilluar kundër mëmëdheut tonë”- tha Putini, duke shtuar se kujtimi për ata që e kanë mbrojtur mëmëdheun është i shenjtë.

“Qëllimi i tyre nuk është asgjë tjetër, përpos që ta shohin rënien e vendit tonë”- tha presidenti rus, duke iu referuar udhëheqësve të vendeve perëndimore.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që sot në Moskë janë të pranishëm udhëheqësit e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.

“Në kujtim të bijve, etërve, gjyshërve” dhe të afërmve të tjerë, tha ai, duke shpallur një minutë heshtje.

“Betejat që e vendosin fatin e mëmëdheut tonë gjithmonë janë bërë kombëtare dhe të shenjta”- tha Putini, duke shtuar se nuk ka asgjë më të rëndësishme se lufta e ushtarëve, sepse Rusia llogarit në punën e atyre që janë në vijën e frontit.

“Secili është duke u lutur për ju”- u tha ai ushtarëve në Sheshin e Kuq.

Lajme të ngjashme