Polonia heq kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë - NACIONALE

Polonia heq kontrollet e përkohshme kufitare me Sllovakinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Polonia u ka dhënë fund kontrolleve të përkohshme kufitare me Sllovakinë fqinje të dielën.

Varshava i pati kthyer kontrollet e tilla qysh prej tetorit të vitit të kaluar, me qëllim të kontrollimit të migrimit të paligjshëm.

Pezullimi i kontrolleve ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.

Ministria e Brendshme në Varshavë e ka arsyetuar këtë hap me “stabilizim të migrimit përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike”. /REL

Lajme të ngjashme