Polonia ankohet në ShBA-në pas dronëve të Rusisë: Duhej të kishte sanksione, erdhi Alaska - NACIONALE

Polonia ankohet në ShBA-në pas dronëve të Rusisë: Duhej të kishte sanksione, erdhi Alaska

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka thënë se është “vështirë të besohet” se hyrja e dronëve rus në hapësirën ajrore të vendit të tij ka ndodhur gabimisht.

“Duhet t’i ndryshojmë llogaritë e Vladimir Putinit. Duhet ta bindim se nuk mund ta pushtojë Ukrainën me një kosto të pranueshme. Për ta bërë këtë, duhet t’i vendosim Rusisë sanksione më të ashpra” – tha kryediplomati polak, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Duhet t’ia shterojmë Rusisë burimet që i ka për vazhdimin e kësaj lufte kriminale” – shtoi ministri Sikorski.

Si kritikë ndaj vendimeve të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, zyrtari i lartë polak shtoi: “Duhej të kishim sanksione [ndaj Rusisë] dhe, në vend të tyre, na erdhi Alaska [takimi mes Trumpit e Putinit]. Prej atëherë, siç thoni ju, sulmet janë intensifikuar.”

Sikorski po qëndron në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev të Ukrainës. Në kryeqytetin ukrainas, ai u shfaq me të ngarkuarin me punë të Polonisë në Kiev, Piotr Lukasiewicz.

“Në natën kur 19 dronë rusë fluturuan mbi Poloni, më shumë se 400 dronë dhe 40 raketa fluturuan mbi Ukrainë. Këto nuk ishin gabime” – tha ministri i jashtëm polak.

Ndërkohë, vartësi i tij në Kiev i tha: “Ministër, raportoj se pas sulmit me dronë e raketa rishtazi në Kiev, dëmi ndaj ambasadës dhe konsullatave tona është riparuar dhe ne jemi duke operuar normalisht në këto kushte.”

Lajme të ngjashme