Politikani rus: Putini duhet ta ndalë luftën, populli ynë po vdes - NACIONALE

Politikani rus: Putini duhet ta ndalë luftën, populli ynë po vdes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Është publikuar një video nga Asambleja Legjislative e Krai Primorsky, një rajon rus në juglindjen e largët të vendit, në të cilën një politikan rajonal dënon vendimet e regjimit të Putinit.

Në video, anëtari i Partisë Komuniste Leonid Vasyukevich, duke folur në emër të katër kolegëve, kërkon që presidenti rus t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë trupat.

“Ne e kuptojmë se nëse vendi ynë nuk e ndalon operacionin ushtarak, do të ketë edhe më shumë jetimë”, tha ai.

“Gjatë operacionit ushtarak vdesin dhe bëhen të paaftë të rinjtë që janë një pasuri e madhe e vendit tonë", u shpreh tutje politikani rus.

Guvernatori dhe kryetari i asamblesë i thanë atij që të ndalonte së foluri përpara se të urdhëronin ta nxirrnin nga dhoma, raportojnë mediat ruse. /Nacionale/

Lajme të ngjashme