Po “luante me zjarr”, performuesi merr flakë përpara turmës – pamje nga momenti i tmerrshëm - NACIONALE

Po “luante me zjarr”, performuesi merr flakë përpara turmës – pamje nga momenti i tmerrshëm

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një performues me zjarr, ka marrë djegie të rënda në gojë dhe fytyrë pasi përformanca e tij përpara dhjetëra turistëve, ku kishte edhe fëmijë kishte shkuar shumë keq.

Ngjarja ka ndodhur në Krimenë e pushtuar nga Rusia, ndërsa në pamjet e publikuara nga DailyMail, shihet Grigory, 35 vjeçar duke rrotulluar një shkop që ka zjarr në të dy skajet. Një marifet që Grigory mund ta ketë performuar shumë herë, po këtë radhë teksa ai u perpoq ti fryjë flakëve, goja e tij mori zjarr papritmas dhe vajguri u ndez në një mënyrë dramatike.

Në pamje, duket se brenda pak sekondash Grigoy përfshihet nga një top zjarri, ndërsa shikuesit i vrapojnë në ndihmë. Pasi është dërguar në spital, nga ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se gjendja e tij është “serioze por e qëndrueshme”.

Deri më tani, ka pretendime se incidenti mund të jetë shkaktuar nga vajguri me cilësi të dobët ndërsa është bërë e ditur se policia është në hetim të ngjarjes.

Lajme të ngjashme