"Po dridhej, kishte frikë": Çka tha prokurori special që ndiqte Thaçin para popullit amerikan pasi bëri padi ndaj Trumpit? (Video) - NACIONALE

"Po dridhej, kishte frikë": Çka tha prokurori special që ndiqte Thaçin para popullit amerikan pasi bëri padi ndaj Trumpit? (Video)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jack Smithi, prokurori special që ndiqte Hashim Thaçin dhe krerët tjerë të UÇK-së në Hagë dhe që së fundi ngriti aktakuzë ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, e ka bërë një paraqitje të rrallë publike duke mbrojtur punën e tij.

Ashtu siç edhe mund të pritej, ish-presidenti Trump bëri sulme të ashpra ndaj Smithit.

“E dini që po flas për Jack Smithin. Qysh mendoni se e ka pasur emrin më herët? S’e di... tingëllon shumë i pafajshëm. Ai është i marrë.” – u shpreh z. Trump në deklarimin pasi u bë publike aktakuza kundër tij.

“I marri Jack Smith dhe unë e shikuam atë dje të fliste. Ai foli për dy minuta e gjysmë. Po dridhej. Ishte aq i frikësuar. Nuk donte të ishte aty. Sepse në fund të fundit, këta janë qyqarë. Janë qyqarë.”vazhdoi ish-presidenti amerikan.

Për çka u padit Trumpi?

Trumpi e pësoi me aktpadi me 37 pika për dokumentet e klasifikuara. Ai akuzohet se ka keqpërdorur këto dokumente, ka penguar drejtësinë dhe ka bërë deklarata të rreme.

Smithi në paraqitjen e tij publike ftoi amerikanët që ta lexonin aktakuzën që i kishte më shumë se 40-faqe.

“Ftoj të gjithë që ta lexojnë plotësisht për të kuptuar sferën dhe rëndesën e krimeve. Burrat dhe gratë e komunitetit të inteligjencës dhe forcave të armatosura i dedikojnë jetën mbrojtjes së shtetit dhe popullit të saj. Ligjet tona që mbrojnë informacionet e mbrojtjes kombëtare janë kritike për sigurinë e ShBA-ve, dhe duhet të zbatohen. Shkelja e atyre ligjeve e vë në rrezik shtetin tonë.” – u shpreh mes tjerash z. Smith.

“Prokurorët në zyren time janë prej më të talentuarëve...” – vazhdoi tutje ai.

Kujtojmë se z. Smith ka qenë ish-kryeprokuror në Gjykatën Speciale dhe po vazhdon të sulmohet ashpër, përveç Trumpit, edhe nga i dërguari special i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Mbështetësit e Trumpit kanë nisur ndërkohë retorikën e tyre të dhunshme në mbrojtje të tij pas lajmit për padinë.

Aleatë të ish-presidentit, siç raporton New York Times, e kanë portretuar padinë si akt të luftës dhe kanë bërë thirrje për hakmarrje, për të cilën ekspertët e dhunës politike thonë se rrisin rrezikun.

Lajme të ngjashme