Po dërgohej në spital psikiatrik, një burrë ikë nga ambulanca duke i thyer xhamin e pasëm
Ky është momenti i çuditshëm ku duket se një burrë gjysmë i zhveshur thyen xhamin dhe del nga një ambulancë në lëvizje ndërsa thuhet se po dërgohej në një spital psikiatrik.
Pasi thyen xhamin, burri duket duke u tërhequr zvarrë nga dritarja e pasme e ambulancës përpara se të vrapojë në rrugë i veshur vetëm me të brendshme.
Sipas The Sun, rasti i çuditshëm ka ndodhur në qytetin rus të Vologda, ku video është ngarkuar në një kanal transmetimi të njohur si Russian North dhe më pas është bërë virale në Twitter.

E arratisja e burrit është komentuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët i kanë komentuar lëvizjet e shpejta të tij.

"Nuk do të gënjej, ai i ka lëvizjet... arratisje mjaft e shkëlqyeshme," tha një përdorues me humor.
“Më duket mjaft efikase”, shkroi një i dytë.
"Njeriu më i arsyeshëm në Rusi", bëri shaka një i tretë, ndërsa një tjetër e quajti atë "Tarzani rus".
"Përfaqësimi vizual i strategjisë së daljes së Rusisë nga Ukraina," tha një përdorues tjetër.