Plani për rritjen e moshës së pensionit, protestohet në mbarë Francën - NACIONALE

Plani për rritjen e moshës së pensionit, protestohet në mbarë Francën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në një përpjekje për të ndaluar planin e Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit në 64 vjeç, qindra mijëra protestues kanë marshuar të martën në Francë, ndërsa punonjësit e hekurudhave dhe stafi i rafinerisë kanë nisur grevat.

Sipas The Guardian, për të gjashtën herë që nga fillimi i vitit, sindikatat kanë shpallur një ditë grevash dhe demonstratash mbarëkombëtare.

Bëhet e ditur se shumë tubime proteste kanë tërhequr turma më të mëdha se ato të organizuara që nga mesi i janarit, duke përfshirë Marsejën, një nga qytetet më të mëdha të Francës.

Ndërkohë, një burim nga sindikatat ka thënë për AFP-në, se deri në mesditë, afërsisht 39% e punëtorëve në operatorin shtetëror hekurudhor SNCF kanë qenë në grevë - numri më i lartë që nga greva e parë kundër ndryshimeve të pensioneve, e mbajtur më 19 janar.

Kujtojmë se Qeveria Macron është duke ecur përpara me reforma në të cilat përfshihet edhe rritja e moshës së pensionit, përkundër sondazheve të opinionit që kanë sugjeruar se dy të tretat e votuesëve janë kundër ndryshimeve.

Lajme të ngjashme