Pesë të vdekur nga stuhia e madhe dimërore në Shtetet e Bashkuara
Të paktën pesë persona kanë vdekur nga një stuhi dimërore që ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar mbyllje të shkollave, kaos në trafik dhe ndërprerje të rrymës.
Shtatë shtete amerikane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme: Maryland, Virginia, West Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas, raporton televizioni BBC.
Më shumë se 2.300 fluturime janë anuluar, ndërsa gati 9 mijë vonesa gjithashtu janë raportuar për shkak të motit ekstrem me ajër të ftohtë që zakonisht qarkullon në Polin e Veriut.
Rreth 190 mijë njerëz nuk kishin furnizim me rrymë të martën herët në disa shtete amerikane në zonën e stuhisë, sipas në uebfaqeje për përcjelljen e ndërprerjeve. Bora dhe sqota parashikohet të vazhdojnë edhe të martën në një pjesë të madhe të ShBA-së verilindore, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Në Uashington DC, ku ligjvënësit u grumbulluan të hënën për ta certifikuar fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet e 5 nëntorit, ra 23 centimetra borë.
Fëmijët që duhej të ktheheshin në shkollë të hënën pas pushimit dimëror po e shijonin borën, pasi shumë shkolla u mbyllën nga Marylandi në Kansas.
Në pjesë të tjera të ShBA-së, stuhia dimërore shkaktoi kushte të rrezikshme për trafikun. Në Mossiouri, njësiti i patrullave në autostrada tha se të paktën 365 njerëz kishin pësuar aksidente të dielën. Një person vdiq e dhjetëra të tjerë u lënduan./Nacionale