Përse pushtimi i Mariupolit është qenësor në planet e Rusisë - NACIONALE

Përse pushtimi i Mariupolit është qenësor në planet e Rusisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas sulmeve shkatërruesese gjashtë javore, ka shenja se Rusia është afër pushtimit të plotë të qytetit port të Mariupolit.

Mijëra njerëz janë vrarë gjatë luftimeve, të cilat filluan kur trupat ruse rrethuan qytetin në fillim të marsit.

Por pse është Mariupol kaq i rëndësishëm për planet e Rusisë? Analistët thonë se janë disa arsye:

Sigurimi i një korridori tokësor midis Krimesë dhe Donbasit

Gjeografikisht, Mariupol zë vetëm një zonë të vogël në hartë, mirëpo qëndron në rrugën e forcave ruse që gjenden në gadishullin e Krimesë. Pushtimi i qytetit do t'i lejojë Rusisë të ndërtojë një urë tokësore nga Rusia në Krime, e që do të ishte një sukses i madh strategjik dhe ushtarak.

Ngulfatja e ekonomisë së Ukrainës

Mariupol është porti më i madh në rajonin e Detit Azov, ku njëherit gjendet edhe një fabrikë e madhe hekuri dhe çeliku. Ky qytet Ishte gjithashtu një qendër kryesore eksporti për çelikun, qymyrin, dhe misrin e Ukrainës. Humbja e kësaj pjese do të ishte një goditje e madhe për atë që ka mbetur nga ekonomia e Ukrainës.

Mundësia për propagandë

Në Mariupol gjendet njësia e milicisë ukrainase të quajtur Brigada Azov, e cila ka ekstremistë të ekstremit të djathtë. Megjithëse ato përbëjnë vetëm një pjesë të forcave luftarake të Ukrainës, ky ka qenë një mjet i dobishëm propagande për Moskën. Nëse Rusia arrin të kapë të gjallë mjaft luftëtarë të Brigadës Azov, ata mund ta përdorin këtë gjë në mediat e kontrolluara nga shteti rus për të diskredituar qeverinë e Ukrainës.

Krenaria

Presidenti Vladimir Putin e sheh vijën bregdetare të Detit të Zi të Ukrainës si pjesë e diçkaje të quajtur Novorossiya (Rusia e Re) - tokat ruse që datojnë nga perandoria e shekullit të 18-të.

Putini dëshiron të ringjallë këtë koncept, "duke i shpëtuar rusët nga tirania e një qeverie pro-perëndimore në Kiev", siç e sheh ai.

Mariupol aktualisht qëndron në rrugën e tij në arritjen e këtij qëllimi.

Lajme të ngjashme