Përmbytet një barkë me emigrantë afër Tunizisë, të paktën tetë të vdekur - NACIONALE

Përmbytet një barkë me emigrantë afër Tunizisë, të paktën tetë të vdekur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Roja bregdetare e Tunizisë të hënën i nxori trupat e tetë emigrantëve afrikanë, pasi barka me të cilën po lundronin ata u përmbyt afër bregdetit të këtij shteti, përderisa ishte nisur drejt Evropës, tha një zyrtar i sigurisë.

Barka u përmbyt në ujërat afër qytetit Abwabed, afër Sfax-it, pikë nisjeje që përdoret shpesh nga emigrantët afrikanë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Një zyrtar i rojës kombëtare tha se operacionet e kërkimit ishin duke u zhvilluar për persona potencialisht të zhdukur.

Tunizia është duke u ballafaquar me një krizë të pashembullt të emigrantëve dhe ia ka zënë vendin Libisë si pika kryesore e nisjeve për tunizianë e për shtetas të vendeve të tjera afrikane, të cilët kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

Lajme të ngjashme