Përfshihet nga zjarri një kazino në Kamboxhia, 19 të vdekur
Autoritetet lokale kanë njoftuar se pas një zjarri në një kompleks kazinoje në Kamboxhia, kanë humbur jetën 19 persona dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të zhdukur.
Zëdhënëi i provincës Banteay Meanchey, vend që kufizohet me Tajlandën, ka thënë për CNN se zjarri ka lënë edhe 70 persona të tjerë të plagosur, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet.
Punonjësit e shpëtimit tajlandez, të cilët u janë përgjigjur thirrjeve të urgjencës nga autoritetet kamboxhiane, kanë njoftuar se disa viktima kanë kërcyer për vdekje nga ndërtesa duke u munduar të shpëtojnë.
Sipas autoriteteve, rreth 700 qytetarë tajlandez janë shpëtuar dhe janë dërguar në spitale, ndërsa në vendngjarje janë vendosur rreth 300 oficerë policie, 11 kamionë zjarrfikës dhe një numër helikopterësh.
Shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk është bërë ende i ditur.
