Përçarje në Izrael, dy ministrat e së djathtës ekstreme kundër kërkesës së ShBA-së - NACIONALE

Përçarje në Izrael, dy ministrat e së djathtës ekstreme kundër kërkesës së ShBA-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy ministra të së djathtës ekstreme në kabinetin qeveritar të Izraelit e kanë kritikuar vendimin për lejimin e hyrjes së dy kamionëve me karburante në ditë në Gaza, vendim që u mor pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, e kritkoi këtë vendim të kabinetit të luftës, duke thënë se kjo masë “po e çon Izraelin drejt një politike të gabuar”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Për aq gjatë sa pengjet tona nuk marrin as një vizitë nga Kryqi i Kuq, nuk ka logjikë që t’i jepen armikut dhuarata humanitare”- shtoi ai.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, tha se lejimi i karburanteve “është një gabim i rëndë dhe bie ndesh me vendimin e kabinetit [të plotë]”.

Sipas tij, një lëvizje e tillë “transmeton dobësi, i jep oksigjen armikut dhe i lejon Sinëar-it [udhëheqës i Hamasit] që të ulet rehat në bunkerin e tij me klimë, t’i shikojë lajmet e të vazhdojë që t’i manipulojë shoqërinë izraelite dhe familjet e të rrëmbyerve”.

Çfarë vendimi mori kabineti i luftës:

Lajme të ngjashme