Pentagoni thotë se është penguar përhapja e konfliktit Izrael – Hamas në rajon - NACIONALE

Pentagoni thotë se është penguar përhapja e konfliktit Izrael – Hamas në rajon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një konflikt më i gjerë rajonal në Lindje të Mesme si pasojë e luftës Izrael – Hamas është parandaluar, sipas zëdhënësit të Pentagonit.

Duke folur për televizionin BBC, zëdhënësi Patrick Ryder tha: “Tash për tash, ne e shohim këtë konflikt si të përbajtur mes Izraelit e Hamasit.”

Këto komente erdhën pas fjalimit të parë të udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, e mbajti fjalimin e parë që nga sulmet e 7 tetorit në Izrael, duke mos o zotuar për përfshirjen e forcave të tij në një luftë më të gjerë, raporton televizioni BBC.

Kur u pyet nëse Hezbollahu është penguar me sukses që të mos hyjë në konflikt, zëdhënësi i Pentagonit tha: “Ky ka qenë fokus kyç për qeverinë tonë dhe për Departamentin e Mbrojtjes – që të parandalohet zgjerimi rajonal i këtij konflikti.”

“Për këtë arsye, ne kemi dislokuar kapacitete shtesë për të përfshirë dy grupe sulmuese amerikane me aeroplanmbajtëse në rajon për t’i ofruar vetes një varg opsionesh e aftësish, nëse na nevojitet për të reaguar ndaj një vargu të tërë të rastësive”- shtoi Ryder-i.

“Prandaj, po, shohim që, thënë gjerësisht, një konflikt më i gjerë rajonal është penguar dhe ne do të vazhdojmë që ta bëjmë këtë. Ne nuk kërkojmë ndonjë konflikt me Iranin. Ne nuk kërkojmë që të kemi konflikt në mbarë rajonin. Fokusi ynë këtu është te frenimi i kësaj dhe kthimi te një rajon stabil e i sigurt sa më shpejt që është e mundshme”- tha më tej zyrtari amerikan.

Lajme të ngjashme