Pas vrasjes së 11 palestinezëve, Izraeli bombardon Gazën
Pas një përshkallëzimi të shkaktuar nga vrasja e 11 palestinezëve gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor të mërkurën, militantët palestinezë kanë lëshuar raketa në jug të Izraelit, të cilave avionët izraelitë u janë përgjigjur duke goditur objektiva në Gaza.
Sipas The Independent, Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se ka goditur disa objektiva në Gazën veriore dhe qëndrore, duke përfshirë një vend për prodhim të armëve dhe një kompleks ushtarak që i përket grupit militant Hamas.
Disa orë më parë, Izraeli po ashtu ka njoftuar se ka hedhur gjashtë raketa në Gaza, pesë prej të cilave janë kapur dhe nuk kanë rënë në zonë të hapur.
Bombardimi i rëndë i shënuar mëngjesin e së enjtes, ka bërë që njerëzit të zgjohen nga zhurma e sirenave të shkaktuara nga një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës në qytetet izraelite të Sderot dhe Ashkelon.
Kujtojmë se sulmet e fundit vijnë pas bastistjes të së mërkurës nga forcat izraelite në qytetin e Nablusit të Bregut Perëndimor, ku sipas ministrisë së Shëndetësisë palestineze, mbetën të vrarë 11 persona dhe 102 të tjerë të plagosur.
Është thënë se operacioni i forcave izraelite kishte për qëllim të shënjestronte anëtarët e grupit militant palestinez, ndërsa bastisja e zhvilluar ka zgjatur katër orë duke sjellë edhe dëme të mëdha në një treg të qytetit Nablus, i njohur si bastion i Hamasit.
