Pas tërheqjes së trupave izraelite, 55 trupa u gjetën vetëm sot në Gaza - NACIONALE

Pas tërheqjes së trupave izraelite, 55 trupa u gjetën vetëm sot në Gaza

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrojtja Civile në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamasi, ka thënë se 55 trupa u gjetën nën rrënoja dhe u dërguan në spitale të premten në mbarë enklavën, pasi Izraeli shpalli armëpushim dhe filloi t’i tërhiqte trupat.

Mohammed al-Mughayyir, zyrtar në ekipet e shpëtimit, tha se të paktën 55 trupa janë tërhequr. Ai nuk dha hollësi rreth kohës ose mënyrës së vrasjes së tyre, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Drejtori i spitalit “Al-Shifa”, Mohammed Abu Salmiya, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se 33 prej trypave u sollën në spitalet e Qytetit Gaza, skenë e një ofensive izraelite para armëpushimit të së premtes.

Ai tha se njëri nga të vdekurit “u vu në shënjestër sot nga zjarri izraelit afër zonës Baraka në lagjen Sheikh Radwan, në pjesën veriore të qytetit”.

Mbrojtja Civile konfirmoi se trupat izraelite dhe automjetet e blinduara të tyre po tërhiqeshin nga pozicionet në Qytetin Gaza dhe në Khan Younis, si pjesë e tërheqjes së ushtrisë në vijat për të cilat është arritur marrëveshje.

Pas tërheqjes, ushtria izraelite do të ketë nën kontroll pak më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës ose 53 për qind të territorit të saj. Kjo pjesë është jashtë zonave urbane.

Lajme të ngjashme