Pas shpërthimit të fuqishëm në Zagreb, hapet një vrimë e madhe në rrugë - NACIONALE

Pas shpërthimit të fuqishëm në Zagreb, hapet një vrimë e madhe në rrugë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Zagrebit ende nuk ka informacion se për çfarë bëhet fjalë.

Rreth orës 23:00, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë konviktit të studentëve në Sava në Zagreb, gjë që ka shqetësuar banorët e ndërtesave përreth.

Policia dhe zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nga dëshmitarët okularë duket se diçka ''ka rënë nga qielli''.

Rruga se ku ka ndodhur ky rast është plot me mbeturina dhe në asfalt është hapur një vrimë e madhe, shkruajnë mediat kroate.

Sipas deklaratave të pakonfirmuara të dëshmitarëve okularë, por edhe videos, në vendin ku ka ndodhur shpërthimi duken pjesë të avionit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme