Pas ShBA-së, edhe Izraeli e sulmoi qendrën bërthamore “Fordo”, raportojnë mediat iraniane - NACIONALE

Pas ShBA-së, edhe Izraeli e sulmoi qendrën bërthamore “Fordo”, raportojnë mediat iraniane

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izraeli kreu një sulm të ri ndaj qendrës bërthamore nëntokësore “Fordo” në jug të Teheranit, në Iran, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, duke cituar një medium iranian.

“Agresori e sulmoi qendrën bërthamore Fordo përsëri”, raportoi agjencia e lajmeve “Tasnim”, duke cituar një zëdhënës të autoritetit për menaxhimin e krizave në provincën Qom, ku ndodhet kjo qendër, shkruan gazeta “The Guardian”.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, tha se bombardimi në Fordo nga forcat amerikane ndoshta ka shkaktuar dëm “shumë domethënës”, në zonat nëntokësore të kësaj qendre, edhe pse askush nuk mund ta tregojë nivelin e dëmit.

“Duke e marrë parasysh ngarkesën shpërthyese të përdorur dhe natyrën tepër të ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave, dëm shumë domethënës pritet të ketë ndodhur” – tha Grossi në një deklaratë.

“Unë tregova se çfarëdo transferimi i materialit bërthamor nga një objekt i sigurt në një lokacion tjetër në Iran duket të deklarohet tek Agjencia siç kërkohet me Marrëveshjen e Sigurimit me Iranin dhe e shpreha gatishmërinë time për të punuar me Iranin për këtë çështje” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme