Pas Rusisë, edhe Irani thotë se ka zhvilluar armë hipersonike - NACIONALE

Pas Rusisë, edhe Irani thotë se ka zhvilluar armë hipersonike

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Irani pretendon se ka zhvilluar një raketë hipersonike që është e pandalshme nga të gjitha mbrojtjet aktuale kundërajrore.

Kreu i njësisë së hapësirës ajrore të IRGC, gjenerali Amirali Hajizadeh, ka thënë të enjten se Teherani tani posedon një raketë balistike që lëviz me “shpejtësi të lartë dhe mund të manovrojë brenda dhe jashtë atmosferës” duke e bërë kështu të vështirë rrëzimin e saj.

Hajizadeh ndër të tjera ka njoftuar se raketa është projektuar për të synuar sistemet anti-ajrore të armikut dhe është një "hap" përpara për sa i përket teknologjisë ushtarake të Teheranit.

Deri më tani ka qenë e ditur se vetëm Rusia zotëron teknologji hipersonike, e ndërsa menohet se Kina ka testuar një armë të ngjashme vitin e kaluar dihet se edhe ShBA është duke bërë prova për një armë të tillë.

Vend tjetër që ka treguar ato që duken të jenë raketa hipersonike në parada ushtarake është edhe Koreja e Veriut, megjithatë nuk dihet sigurt nëse teknologjia e prezantuar është funksionale ose jo.

Deri më tani, Irani nuk kishte pranuar asnjëherë publikisht se ka qenë duke punuar në një armë të tillë.

Termi “hipersonik”, në përgjithësi përdoret për t’iu referuar një arme me shpejtësi të artë, të manovrueshme që mund të drejtohet drejt një objektivi. Këto raketa e bëjnë këtë ose duke përdorur teknologjinë 'scramjet', e cila i rrit ato brenda atmosferës në më të shpejta se shpejtësia e zërit, ose duke dalë nga atmosfera dhe më pas duke kaluar mbi të - gjë që gjithashtu rrit shpejtësinë e tyre.

Në rastin e Rusisë, këto armë janë raketat Kinzhal që lëshohen nga avionët e saj dhe 'automjetet rrëshqitëse' Avangard për të cilat Moska thotë se janë të pajisura me armët e saj të reja bërthamore Sarmat.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, duke folur për raketën gjenerali iranian ka thënë se raketa balistike hipersonike është zhvilluar për të kundërshtuar mburojat e mbrojtjes ajrore.

"Do të jetë në gjendje të shkelë të gjitha sistemet e mbrojtjes kundër raketave," citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se ai besonte se do të duheshin dekada përpara se të zhvillohet një sistem i aftë për ta kapur atë.

Lajme të ngjashme