Pas hyrjes në fuqi të sanksioneve ndaj naftës ruse, rriten çmimet e derivateve - NACIONALE

Pas hyrjes në fuqi të sanksioneve ndaj naftës ruse, rriten çmimet e derivateve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Çmimet e derivateve u rritën të martën pas rënieve të mëparshme, pasi zbatimi i sanksioneve ndaj naftës së papërpunuar të Rusisë e lehtësoi shqetësimin për mbifurnizim, ndërsa lehtësimi i masave kufizuese kundër koronavirusit në Kinë e përmirësoi perspektivën për rritjen e kërkesës.

Çmimi në bursën “Brent” u rrit për 85 centë dhe shkoi në 83,53 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 68 centë dhe shkoi në 77,62 dollarë për fuçi, raporton agjencia “Reuters”, përcjell Nacionale.

Çmimet e naftës së papërpunuar e pësuan rënien më të madhe në dy javët e fundit të hënën, pasi të dhënat e sektorit të shërbimeve në Shtetet e Bashkuara e shtuan shqetësimin se Rezerva Federale do ta vazhdonte rrugën e saj agresive të ashpërsimit të politikave.

Grupi G7 caktoi një kufi çmimi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e papërpunuar ruse, me qëllim të kufizimit të aftësisë së Moskës për ta financuar luftën e saj në Ukrainë, por Rusia ka thënë se nuk do t’i përmbahet kësaj mase edhe nëse detyrohet që ta pakësojë prodhimin.

Kufizimi i çmimit, që do të zbatohet nga vendet e Grupit G7, Bashkimi Evropian dhe Australia, vjen pas embargos ndaj importimit të naftës së papërpunuar ruse përmes detit dhe zotimeve të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kinë, më shumë qytete janë duke i lehtësuar masat kufizuese kundër koronavirusit, duke nxitur optimizëm për ngritje të kërkesës për derivate në importuesen më të madhe të karburanteve në botë.

Sipas burimeve, autoritetet kineze pritet të njoftojnë të mërkurën lehtësim të mëtejmë të disa prej masave kufizuese më të ashpra në botë kundër pandemisë Covid-19.

Veprimtaritë e tregtisë dhe të prodhimit në Kinë, shtet me ekonominë e dytë më të madhe në botë, këtë vit janë goditur nga masat e ashpra kundër përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, rritja e çmimit të derivateve mund të jetë e brishtë, sepse do të nevojitet kohë për t’u vërtetuar rimëkëmbja e qëndrueshme e konsumit në Kinë si dhe ndikimi i sanksioneve ndaj naftës ruse në procesin e furnizimit.

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë, e uli çmimin zyrtar të shitjes për janar për naftën e papërpunuar më të shitur në nivelin më të ulët në dhjetë muajt e fundit për blerësit aziatikë.

Lajme të ngjashme