Pas humbjeve të fundit, “Putini mund të urdhërojë një sulm bërthamor” - NACIONALE

Pas humbjeve të fundit, “Putini mund të urdhërojë një sulm bërthamor”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë për të tentuar të tmerrojë Kievin, ka paralajmëruar një ish-zyrtare e NATO-s.

Rose Gottemoeller, e cila ishte zëvendëssekretare e përgjithshme e aleancës nga viti 2016 deri në vitin 2019, tha se rusët mund të 'sulmojnë në mënyra vërtet të paparashikueshme' pasi Ukraina shkaktoi një goditje poshtëruese ndaj forcave të tyre në veri.

Gottemoeller tha se këto sulme mund të përfshijnë gjuajtjen e një arme bërthamore në Detin e Zi ose në një bazë ushtarake ukrainase si një demonstrim fuqie, duke shtuar se, "qëllimi do të ishte që ukrainasit të kapitullonin në tmerrin e tyre".

Më tej, ajo tha se Rusia nuk ka gjasa të përdorë armë bërthamore me rreze të gjatë kundër ShBA-së, por do të shpresojë të pengojë aleatët perëndimorë të Ukrainës që të mbështesin përpjekjet e saj të luftës.

E pyetur në programin "Today" të BBC-së se si duhet të përgjigjet Perëndimi në një rast të tillë, ajo tha: "Unë theksoj se nëse rusët shkojnë në atë rrugë, atëherë ne nuk duhet të përgjigjemi në një mënyrë bërthamore.

Ne duhet të sjellim kapacitetet tona të tjera të konsiderueshme, qoftë kjo një përgjigje kibernetike apo një përgjigje konvencionale (me armë)."

Ajo gjithashtu theksoi se ndihma ushtarake perëndimore dhe trajnimi për Ukrainën duhet të vazhdojnë, por se kanalet diplomatike duhet të mbahen të hapura për Kremlinin.

E pyetur se çfarë duhet t'i thotë Perëndimi liderit rus, ajo tha: 'Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer duke i dërguar një mesazh të qartë Moskës: Nuk ka mosndëshkim"

"Nëse ka një lëvizje drejt armëve të shkatërrimit në masë, dhe unë nuk kam parë asnjë tregues deri më tani se ka, por nëse ka, atëherë duhet t'u themi rusëve: Nuk ka mosndëshkim këtu".

Komentet e Gottemoeller erdhën pasi Ukraina nisi një kundërsulm të befasishëm në lindje të qytetit të Kharkiv, i cili çoi në një përçarje në forcat ruse.

Në rrjedhën e vetëm disa ditëve të luftimeve dhe duke u përballur vetëm me rezistencë simbolike, trupat ukrainase ishin në gjendje të dëbonin Rusinë nga tërësia e rajonit të Kharkiv.

Lajme të ngjashme