Parlamenti rus do ta zyrtarizojë nesër tërheqjen nga traktati bërthamor - NACIONALE

Parlamenti rus do ta zyrtarizojë nesër tërheqjen nga traktati bërthamor

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti rus Vladimir Putin ka dorëzuar zyrtarisht një projektligj në dhomën e ulët të parlamentit pas u zotimit se do të pezullojë pjesëmarrjen e vendit në një traktat të armëve bërthamore me ShBA-në.

Pas këtij njoftimi, sipas Reuters, Vyacheslav Volodin, kryetari i dhomës së ulët (Duma e Shtetit), ka thënë se projektligji do të shqyrtohet nesër, e më pas do të dërgohet në dhomën e sipërme.

Deklarata e Putinit se ai do të tërhiqet nga marrëveshja u dënua gjerësisht - me kreun e aleancës ushtarake të NATO-s që e akuzoi atë se është duke e bërë botën më të rrezikshme.

Kujtojmë se kjo marrëveshje u nënshkrua nga ish-presidentët Obama dhe Medvedev në prill të vitit 2010. Ajo ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2011 dhe duhej të zgjaste deri në shkurt të vitit 2026.

Me anë të këtij traktati, ShBA dhe Rusia morën përsipër të mos kishin më shumë se 700 raketa balistike ndërkontinentale në tokë dhe nëndetëse dhe se ato dhe bombarduesit strategjikë nuk do të kenë më shumë se 1550 koka bërthamore.

Lajme të ngjashme