Parisi mban referendum për t’i ndaluar trotinetët elektrikë - NACIONALE

Parisi mban referendum për t’i ndaluar trotinetët elektrikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prishtina po mbushet vazhdimisht me trotinetët elektrikë. Por, një qytet tjetër po mban votime nëse duhet që këto mjete të reja dhe të përdorshme transporti të ndalohen.

Ata do të votojnë nëse duan të lejojnë ose jo shërbimet me qera të trotinetëve elektrikë që të operojnë në kryeqytetin francez, raporton The Guardian.

Çështja është “ekstremisht përçarëse”, ka thënë kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo për edicionin e fundit të gazetës Le Parisien. Kritikët e trotinetistëve pretendojnë se këta të fundit nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit.

Ata shpesh thuhet se ngasin edhe nëpër trotuare, ose parkojnë pa pasur konsideratë për të tjerët.

Por, në anën tjetër trotinetistët dhe fansat e tjera kanë pretendime krejt të tjera duke përmendur edhe përfitimet ambientaliste.

Hidalgo tha që banorët e Parisit do të pyeteshin për një gjë fare të thjeshtë në referendumin që pritet të mbahen më 2 prill: “A të vazhdojmë apo të mos vazhdojmë me trotinetët me qera?”

Vet kryetarja tha se po anonte kah ndalimi por shtoi se do ta respektonte vendimin e parisienëve.

Ndalesa do ta bënte Parisin përjashtim mes qytetesh të mëdha evropiane ku mund të shoshësh trotinetë gjithandej.

Por, Hidalgo sqaroi se trotinetistët që kanë në pronësi trotinetë nuk do të targetoheshin në referendum.

“Ato nuk janë problemi,” – shtoi ajo.

Lajme të ngjashme