Papa në spital prej 14 shkurtit: Qysh është gjendja shëndetësore e Françeskut tani?
Prej 14 shkurtit të këtij viti, Papa Françesku është i shtrirë në spital, për shkak të pneumonisë në mushkëri.
Së fundmi, ai pati dy sulme të rënda që ia vështirësuan frymëmarrjen shumë, por në njoftimin e fundit, Vatikani tha se “Papa po pushon”.
Mbrëmjen e së hënës, ai pati dy kriza në rrugët e frymëmarrjes dhe në përpjekje për t’ia lehtësuar gjendjen, doktorët i vendosën pajisje për ta ndihmuar në frymëmarrje.
Doctor Agostiono Gemelli nga Poliklinika e Romës, ku Papa 88 vjeçar po trajtohet, tha për Euronews se kanë larguar një sekrecion në një sasi të konsiderueshme nga mushkëritë e tij.
Françesku qëndron i qetë, i orientuar dhe shumë bashkëpunues me ekipin mjekësor – thonë nga Vatikani.
Megjithatë, prognoza që e ka nga doktorët, nënkupton se ‘nuk është jashtë rrezikut për jetë’.
Papa Françesku ka sëmundje kronike në mushkëri, një pjesë të së cilës, e kishte hequr si i ri.
Nuk ka asnjë fotografi apo video nga Vatikani, që prej hospitalizimit të Papës më 14 shkurt ndërkaq hospitalizimi i tij, është më i gjati në historinë 12 vjeçare të papatit të Françeskut.