Pamjet e reja: “Policët rrëzuan një dron iranian”
Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi një video në Twitter të policëve që gjuanin në një dron.
Gerashchenko pretendon se avioni me telekomandë ishte iranian. Më herët, Irani mohoi të ketë furnizuar me dronë shtetin e Rusisë.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se sanksione të mëtejshme kundër Iranit mund të konsiderohen nëse gjenden prova konkrete se ai po furnizon me dronë Rusinë.
"Anëtarët e policisë kombëtare rrëzojnë një dron iranian", tha Gerashchenko.
Në video shihen disa policë duke qëlluar në ajër. Në fund dëgjohet një përplasje dhe një shpërthim në afërsi. /Nacionale/