Pamje: Zjarr i madh në rafinerinë ruse afër Ukrainës pas përplasjes së dronit
Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një rafineri nafte në Novoshakhtinsk të Rusisë, vetëm tetë kilometra larg kufirit me Ukrainën, pasi dy dronë u panë duke fluturuar mbi rafineri.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një dron duke fluturuar në drejtim të rafinerisë para se mjeti të përplasej në një objekt të saj dhe të shkaktonte zjarr e tym të zi.
Agjencia TASS citoi një burim të paidentifikuar në autoritetet lokale të ketë thënë se njëri nga dronët është përplasur në një njësi për transferimin e nxehtësisë.
Agjencia “Reuters” nuk ka mundur t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur raportimet ose pamjet në rrjetet sociale. Një zëdhënës i rafinerisë nuk ishte i qasshëm për koment.
#Ukraine: A Kamikaze drone struck the Novoshakhtinsk oil refinery, in #Rostov Oblast, Russia; causing a large fire.
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) June 22, 2022
Although the precise type is unclear, it appears to be based on the UA PD-1 or PD-2 series of reconnaissance UAVs. The area is around 150km from the front line. pic.twitter.com/EssUu6PxyB
Sipas agjencisë “Interfax”, shërbimi emergjent lokal e ka shuar zjarrin. Shërbimi emergjent tha se askush nuk është lënduar në rafinerinë që ka kapacitet vjetor prej 7.5 milionë tonësh.
Rafineria që u përfshi nga zjarri, është njëra ndër të paktat që janë ndërtuar në Rusi në dekadat e fundit. Puna në të u fillua më 2009.
Në fund të prillit, një zjarr i madh shpërtheu në një depo nafte në Bryansk të Rusisë, 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën. Autoritetet ruse kanë thënë se janë duke e hetuar shkaktarin e këtij zjarri./Nacionale