Pamje: Ukraina shënjestroi një shkollë ku ndodheshin ushtarët rusë
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se 63 ushtarë rusë u vranë në një sulm ukrainas në rajonin e Doneskut të kontrolluar nga Moska, pasi Kievi më herët pretendoi se deri në 400 rusë kishin vdekur.
Pamjet e postuara në internet tregojnë një ndërtesë, e cila strehonte ushtarë rusë, të rrafshuar me tokë, e cila thuhej se ishte një shkollë profesionale në qytetin Makiivka, një qytet fqinj me qendrën rajonale të Donetsk. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendoi më parë se deri në 400 rusë u vranë.
Ata qëlluan me raketat HIMARS
Daniil Bezsonov, një zyrtar i lartë pro-rus në pjesë të rajonit Donetsk të administruar nga Moska, tha se raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA goditën ndërtesën rreth mesnatës, ndërsa banorët e provincës po festonin fillimin e vitit të ri.
The Russian base in Makiivka is but dust. HIMARS have delivered absolute carnage. An expected response for the Russian Shahed terror attacks on New Years Eve and the newest reminder that no matter where Russians position themselves, they are not safe. #Ukraine #Donetsk #Makiivka pic.twitter.com/Pfguo4phIK
— (((Tendar))) (@Tendar) January 1, 2023
Blogeri ushtarak rus pro luftës, Ribar, i cili ka më shumë se një milion abonentë në platformën e komunikimit Telegram, tha se më shumë se 100 njerëz u plagosën në sulm dhe se rrënojat ende po pastroheshin.
"Ishin rreth 600 njerëz në ndërtesë"
Thuhet se në ndërtesë ndodheshin rreth 600 persona dhe se municioni ishte i ruajtur në të njëjtin vend.
Reuters nuk mundi të konfirmonte raportet, por konfirmoi vendndodhjen e videos së marrë nga ndërtesat aty pranë dhe shtrirjen e rrugëve që shihet në pamjet. Reuters gjithashtu nuk ishte në gjendje të konfirmonte datën e regjistrimit.
Një burim i afërt me udhëheqjen pro-ruse në Donetsk i tha Reuters se ndërtesa është përdorur për të strehuar disa nga 300,000 ose më shumë rekrutët që nga shtatori, shumë prej të cilëve tashmë janë dërguar në front për të ndihmuar fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. /Nacionale/