Pamje: Ukraina e publikon videon e afrimit të dronit ujor tek anija ushtarake ruse para goditjes - NACIONALE

Pamje: Ukraina e publikon videon e afrimit të dronit ujor tek anija ushtarake ruse para goditjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një anije ushtarake ruse është dëmtuar përmes një sulmi ukrainas me dron, sipas burimeve ukrainase.

Raportohet se sulmi ka ndodhur afër portit rus, Novorossiysk, që është qendër e rëndësishme për eksportimin e mallrave të Rusisë, raporton televizioni BBC.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas me dy dronë ujorë ndaj bazës detare të saj atje.

Megjithatë, një burim ukrainas i tha agjencisë “Reuters” se anija “Olenegorsky Gornyak” është goditur dhe se ajo nuk mund t’i kryejë misionet e saj luftarake.

Kjo anije është e dizajnuar për të transportuar pajisje e personel për në plazhe.

Në një video që i është dërguar televizionit BBC nga një burim brenda shërbimit ukrainas të sigurisë duket se shfaqet një dron duke iu afruar anijes që mendohet se është anija ushtarake “Olenegorsky Gornyak”.

Të gjitha lëvizjet e anijeve në portin e Novorossiyskut u pezulluan përkohësisht pas sulmit, sipas Konsorciumit të Rrjetit të Kaspikut, që ngarkon naftë në këtë port.

Lajme të ngjashme