Pamje si në filma: Forcat meksikane kapin rreth 4.400 kilogramë kokainë në barka të shpejta
Autoritetet meksikane kanë thënë se kanë kapur rreth 4.400 kilogramë kokainë gjatë dy operacioneve më 22 e 23 gusht në Oqeanin Paqësor.
Në një video të publikuar nga forcat detare meksikane shihet një pjesëtar i forcave të sigurisë duke u lëshuar nga një helikopter në barkën me të cilën po transportohej droga, raporton “CTV News”.
Të dyja operacionet rezultuan në ndjekje të barkave të shpejta në ujë. Përpos drogës, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe më shumë se pesë mijë litra karburante.
Raportohet se njëmbëdhjetë persona janë ndaluar dhe janë dorëzuar para zyrës së prokurorit.
