Pamje: Polici amerikan e qëllon nga prapa të dyshuarin për vjedhjen e veturës, pasi ai iku me të - NACIONALE

Pamje: Polici amerikan e qëllon nga prapa të dyshuarin për vjedhjen e veturës, pasi ai iku me të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së do ta hetojë vdekjen e një adoleshenti në Uashington, i cili u qëllua nga një polic që ishte ulur prapa tij në një veturë që dyshohej se ishte vjedhur.

Dalaneoi Martin, 17 vjeç, ishte duke vjetur në veturën e vjedhur, të cilën e kishte parkuar, kur policët e hapën derën e saj më 18 mars, thotë policia.

Pasi i tha që të ndalej, polici që kishte mbetur në pjesën e pasme të veturës, kur adoleshenti u përpoq të ikte, e qëllon adoleshentin me pistoletë, raporton televizioni BBC.

“Humbja e një jete është gjithmonë tragjike, por është veçanërisht zemërthyese, kur përfshin një fëmijë”- thuhet në një deklaratë të Departamentit të Drejtësisë, në të cilën njoftohet për fillimin e një hetimi.

Në videon e publikuar të martën shihen policët duke iu afruar veturës dhe duke u përpjekur që ta nxjerrin të dyshuarin prej saj, por nuk ia dalin.

Një polic dëgjohet duke i këshilluar kolegët: “Ju lutem, mos mbetni brenda (veturës).” Pikërisht kjo ndodh. Adoleshenti arrin që ta nisë veturën dhe një polic mbetet brenda saj.

“Ndalu, njeri, vetëm më lejo që të dal. Më lejo që të shkoj. Ndalu. Ndalu, ose do të qëlloj”- dëgjohet duke thënë polici, para se të qëllojë disa herë.

Vetura përplaset në një shtëpi disa sekonda më vonë. Policët shihen duke i dhënë ndihmë mjekësore të dyshuarit të shtrirë në oborrin e shtëpisë.

Nëna e adoleshentit ka thënë se dëshiron që polici që ia ka vrarë djalin të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht. “Kjo dhimbje dhemb shumë”- tha Terra Martin para gazetarëve të mërkurën.

Lajme të ngjashme