Pamje nga balona e dyshuar e spinuazhit kinez në qiellin e ShBA-së - NACIONALE

Pamje nga balona e dyshuar e spinuazhit kinez në qiellin e ShBA-së

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Një banor i zonës Asheville, Karolinë e Veriut, ka shpërndarë në Twitter pamje të balonës së dyshuar të spiunazhit kinez në qiell.

Sipas Kim Hixson, videoja është bërë në orët e mëngjesit të së shtunës.

Kujtojmë se kjo balonë kineze e kapur në qiellin e Shteteve të Bashkuara, ka ngritur shqetësim për sigurinë kombëtare, e ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet me Kinën.

Përgjigja ndaj saj, ka ardhur fillimisht nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili e ka shtyrë udhëtimin e tij të planifikuar për fundjavë për në Kinë, duke thënë se balona kineze në hapësirën ajrore të ShBA-së, kishte krijuar “kushtet që minojnë qëllimin e udhëtimit”.

Blinken e ka cilësuar incidentin si një "akt të papërgjegjshëm," ndërkohë, Kina ka mohuar që balona të jetë për qëllime spiunazhi duke thënë se “zakonisht përdoret për qëllime kërkimore, meteorologjike”.

Lidhur me situatën aktuale, zyrtarë të Mbrojtjes kanë thënë për CNN, se balona mund të dalë nga bregu lindor i Shteteve të Bashkuara mëngjesin e së shtunës, e më pas të kalojë në det në juglindje, pranë Carolinas.

Është bërë e ditur po ashtu se ShBA nuk e ka përjashtuar mundësinë e rrëzimit të saj, me presidentin Joe Biden dhe zyrtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të cilët kanë diskutuar opsionet.

Një balonë e dytë e dyshuar spiune

Të premten në mbrëmje Pentagoni ka njoftuar se edhe një balonë tjetër spiune kineze është parë mbi Amerikën Latine. Edhe pse nuk është bërë e qartë saktësisht se ku ndodhet mbi kontinent, një zyrtar amerikan ka thënë se aktualisht nuk duket se ajo balonë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme