Pamje: Kërcet shpulla mes ushtarëve izraelitë e policëve palestinezë, por njëra palë zbythet
Ushtria izraelite ka thënë se ka nisur një hetim, pasi disa trupa të saj u panë duke u përleshur me policë të Autoritetit Palestinez në qytetin Bethlehem të Bregut Perëndimor, duke hedhur edhe një granatë shokuese afër tyre.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një polic i Autoritetit Palestinez duke iu afruar një automjeti të ushtrisë izraelite dhe, mësa duket, duke u grindur me njërin nga ushtarët, ndërsa një oficer tjetër mundohet që ta tërheqë, raporton gazeta "The Times of Israel".
Edhe pse pamja nuk është shumë e qartë, në video vërehet një ushtar izraelit duke i dhënë një shpullë pas kokës një polici palestinez. Ai mundohet t’ia kthejë, por nuk shihet qartë nëse e ka goditur.
تغطية صحفية: فيديو يوثق اعتداء قوات الاحتلال على عناصر من الشرطة الفلسطينية في بيت لحم، صباح اليوم. pic.twitter.com/ptc91BakjZ
— شبكة قدس الإخبارية (@qudsn) January 25, 2024
Pas ngritjes së tensioneve, policët palestinezë fillojnë që të tërhiqen dhe një ushtar madje ua drejton armën e gjatë. Pas pak sekondave shpërthen edhe një granatë shoku. Policët palestinezë futen brenda një objekti.
Si reagim për këtë incident, ushtria izraelite tha se trupat ishin duke vepruar në qytet për të arrestuar palestinezë të shpallur në kërkim.
Ushtria izraelite tha se asnjë ushtar nuk është lënduar. Nuk pati koment të menjëhershëm nga zyrtarët palestinezë.
Përktheu: Nacionale/Nasuf Abdyli