Pamje: Izraeli përsëri hyn në Gaza me tanke e trupa, sulmon dhe tërhiqet - NACIONALE

Pamje: Izraeli përsëri hyn në Gaza me tanke e trupa, sulmon dhe tërhiqet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat izraelite gjatë natës dërguan trupa e tanke në Rripin e Gazës për operacionin e dytë të kufizuar brenda dy netëve, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, duke pretenduar se kanë goditur operativë dhe qendra të Hamasit.

Operacioni afër lagjes Shuja’iyya në lindje të qytetit të Gazës u krye nga këmbësoria, automjetet luftarake dhe forcat me mjete të blinduara, ndërsa dronët dhe helikopterët luftarakë ofruan mbulim nga ajri, sipas ushtrisë izraelite, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ushtria izraelite tha se në shënjestër të sulmeve me artileri e nga ajri ishin qendrat që ishin në pronësi të Hamasit, përfshirë zonat për hedhjen e raketave kundërtanke dhe qendrat e komandës.

Edhe disa anëtarë të Hamasit u goditën gjatë operacionit, tha ushtria izraelite, duke shtuar se ushtarët izraelitë u larguan nga zona pas disa orëve dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ky ishte operacioni i dytë tokësor brenda dy netëve nga forcat izraelite në Rripin e Gazës, para një ofensive më të gjerë tokësore, që pritet të fillojë ditëve të ardhshme.

Lajme të ngjashme