Pamje: Cisterna me gaz shpërthen fuqishëm afër Johannesburgut, mbyt tetë persona
Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm i një cisterne afër një spitali në lindje të Johannesburgut të Afrikës së Jugut.
Si duket, cisterna kishte ngecur nën një urë të ulët të shtunën në mëngjes në qytetin Boksburg, rreth 100 metra nga spitali “Tambo”, shkruan BBC, përcjell “Nacionale”.
Pacientët u larguan nga spitali, pasi një pjesë e kulmit u shemb pas shpërthimit. Mediet lokale raportojnë se cisterna ishte e mbushur me gaz të lëngëzuar.
“Qartazi, një cisternë me gaz hyri nën urën e hekurudhës dhe ngeci aty dhe, për shkak të fërkimit, u ndez flakë”- tha zëdhënësi i shërbimeve urgjente, William Ntladi.
Përderisa zjarrfikësit po mundoheshin që ta fiknin zjarrin, ndodhi një shpërthim tjetër i madh – i cili u incizua – që shkatërroi një kamion zjarrfikësish dhe dy automjete.
Dëshmitari Michael Kulinji e përshkroi shpërthimin “më shumë si bombë” dhe i tha agjencisë “Reuters” se ai e ka parë zjarrin nën urë.
Një tjetër dëshmitare, Jean Marie Booysen, tha se ajo pa “flakë të pamasë" rreth orës 6 e 35 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale dhe mendoi se “ky duket si tërmet me shkallë 6,5 të Rihterit”.
The #BoksburgExplosion💔💔💔
— 𝐌𝐮𝐬𝐡𝐚𝐢 (@Brown_Mushai) December 24, 2022
Those pictures are traumatising…😭Condolences to families of the firefighters and civilians who have lost their lives in this tragedy. pic.twitter.com/byQYdj7dKh