Pamje: Bideni pengohet nga disa protestues pro-palestinezë, detyrohet ta ndalë fjalimin - NACIONALE

Pamje: Bideni pengohet nga disa protestues pro-palestinezë, detyrohet ta ndalë fjalimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është penguar nga disa protestues pro-palestinezë gjatë një tubimi fushate në Virgjinia.

Disa persona e detyruan presidentin që të ndalej së foluri për shkak të thirrjeve me zë të lartë, “Armëpushim tash” dhe “Gjenocid Joe”, duke e kundërshtuar përkrahjen e tij për Izraelin dhe luftën në Gaza, raporton agjencia “Reuters”.

Përkrahja e Bidenit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyanu, po i kushton me dobësim të mbështetjes nga votuesit e rinj dhe kundërshtarë të tjerë të luftës, të cilët mund të kenë rol kritik në zgjedhjet presidenciale, sidomos në shtetet që nuk janë bastione të asnjërës parti, përfshirë Michigan-in.

“Ata ndiejnë thellësisht” – tha Bideni për disa nga protestuesit fillestarë, të cilët u nxorën nga salla.

Përderisa pengesat vazhduan nga protestues të tjerë, Bideni e vazhdoi fjalimin dhe e paralajmëroi audiencën se pengimi do të vazhdonte dhe se një gjë e tillë ishte qartazi e planifikuar.

Përkrahësit e presidentit filluan të brohorisnin “Edhe katër vjet” për t’i mposhtur zërat e protestuesve.

Lajme të ngjashme