Palestinezët thonë se numri i viktimave në Gazë ka shkuar në mbi 9.000 - NACIONALE

Palestinezët thonë se numri i viktimave në Gazë ka shkuar në mbi 9.000

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që menaxhohet nga Hamasi, ka thënë se numri i palestinezëve të vrarë nga fillimi i luftës me Izraelin para më shumë se tri javëve ka shkuar në mbi 9 mijë.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Dr. Ashdraf al-Qidra, tha se në Gazë deri më tani janë vrarë 9 mijë e 61 persona, përfshirë 3.760 fëmijë, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Shifrat e publikuara nga kjo ministri nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Në anën tjetër, ushtria izraelite ka raportuar për vrasjen e dy oficerëve ushtarakë, një komandant batalioni e një komandant kompanie, si dhe plagosjen e disa ushtarëve të tjerë gjatë luftimeve me Hamasin.

Lajme të ngjashme