Pakistan, autobusi del nga rruga duke lënë 19 të vdekur - shkak reshjet e dendura - NACIONALE

Pakistan, autobusi del nga rruga duke lënë 19 të vdekur - shkak reshjet e dendura

1 muaj më parë

nga Miranda Shala

Një autobus pasagjerësh në Pakistanin jugperëndimor ka rrëshqitur nga një rrugë malore duke përfunduar në një përrua të thellë për shkak të shiut të dendur.

Një zyrtar i qeverisë ka bërë të ditur se, nga aksidenti kanë humbur jetën 19 persona ndërsa janë plagosur 12 të tjerë.

Ndihmës administratori në provincën Baluchistan, ka thënë se në kohën e aksidentit në autobus ndodheshin 35 persona, ndërsa ka bërë të ditur se punëtorët e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e automjetit të shkatërruar.

Për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore, mosrespektimit të ligjeve të trafikut, si dhe mirëmbajtjes së keqe të automjeteve, në Pakistan aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme.

Edhe muajin e kaluar, në një aksident të ngjashëm me autobus kanë humbur jetën 22 persona.

Lajme të ngjashme