Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm” - NACIONALE

Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar se një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike do ta shtynte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore. Ndërkaq, Franca ka ndezur alarmin për programin bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se nëse nuk ka një marrëveshje deri në muajin tetor, konfrontimi ushtarak do të jetë “pothuajse i pashmangshëm”.

Problemi kryesor

Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 1 prill se Shtetet e Bashkuara ose duhet t’i qasen Iranit si një partner ekonomik ose ta trajtojnë si një armik.

“Ata mund të flasin për përfitime ekonomike dhe të kenë një bashkëpunim fer me Iranin për çështje ekonomike nga të cilat përfitojnë të dyja palët”, tha ai gjatë një interviste televizive.

Por, Larijani, ish-kryetar i parlamentit dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare, shtoi se kërcënimet ushtarake kundër Iranit vetëm sa do të përkeqësojnë situatën.

“Nëse Amerika apo Izraeli e sulmojnë Iranin nën pretekstin e çështjeve bërthamore, Irani mund të lëvizë drejt krijimit të një bombe bërthamore”, tha ai. /REL

Lajme të ngjashme