Orteku vret të paktën katër persona në Francën juglindore - NACIONALE

Orteku vret të paktën katër persona në Francën juglindore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur pas rënies së një orteku pranë Mont Blanc në Francën juglindore.

Raportohet se në mesin e viktimave janë edhe dy udhërrëfyes malorë, ndërsa hetuesit janë thirrur për të ndihmuar në kërkimin e dy personave ende të pagjetur në Alpe.

The Guardian raporton se orteku i rënë ka mbuluar një sipërfaqe prej 1000 metrash me 500 metra.

Prefektura e vendit ka njoftuar se autoriteti i motit Meteo France, nuk kishte lëshuar asnjë paralajmërim për ortek, por mund të ketë ndodhur për shkak të një kombinimi të erës dhe ngrohtësisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike, është deklaruar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u shpreh duke thënë se:

“Ne po mendojmë për viktimat si dhe për familjet e tyre. Shërbimet tona të urgjencës janë mobilizuar për të gjetur të bllokuarit ende në dëborë.”

Bëhet e ditur po ashtu se reaguesit e urgjencës janë duke përdorur një helikopter si dhe qen shpëtimi malor në vendngjarje, megjithëse prefektura ka paralajmëruar edhe për një ortek të mundshëm.

Edhe në vitin 2014, rënia e një orteku në të njejtën akullnajë la të vdekur dy vëllezër, të dy alpinistë me përvojë.

Lajme të ngjashme