Ortek në bjeshkët e Francës, një grua ka vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur - NACIONALE

Ortek në bjeshkët e Francës, një grua ka vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një grua e moshës 50-vjeçare ka humbur jetën në një ortek në Alpet Franceze.

Orteku ka ndodhur në zonën Col de Larche. Të paktën shtatë skiatorë u kapën nga një ortek rreth mesditës, sipas raportit. Pesë prej tyre u gjetën dhe u nxorën të gjallë nga bora që i kishte mbuluar. .

Kërkimet për të mbeturit janë ende në vazhdim. Shërbimi Meteorologjik Francez ka lëshuar një paralajmërim për ortek midis shkallës së tretë dhe të pestë. Niveli tre përfaqëson kushte serioze ose të rrezikshme, ndërsa niveli i pestë është niveli më i lartë i rrezikut nga orteku dhe lëshohet rrallë, sipas Shërbimit Evropian të Paralajmërimit të Ortekut. /Nacionale/

Lajme të ngjashme