Orbani i Hungarisë bën thirrje për rikthimin e Trump: Kthehu, zoti President - NACIONALE

Orbani i Hungarisë bën thirrje për rikthimin e Trump: Kthehu, zoti President

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi hungarez Viktor Orbán ka bërë thirrje për rikthimin e Donald Trump në detyrë, duke pretenduar se marka e tyre e përbashkët e populizmit të djathtë është në rritje në mbarë botën.

Në një fjalim të mbajtur para republikanëve amerikanë dhe aleatëve të tyre evropianë në Budapest, Orban ka thënë se konservatorët kanë "pushtuar strehë të mëdha evropiane", të cilat ai i ka renditur si Budapest, Varshavë, Romë dhe Jerusalemin, duke shtuar se “As Vjena nuk është e pashpresë”.

The Guardian raporton se Orban ka vënë në dukje se Uashingtoni dhe Brukseli ishin ende në kontrollin e liberalizmit, të cilin ai e ka përshkruar si një "virus që do të atomizojë dhe shpërbëjë kombet".

Dihet se Qeveria Orbán ka bërë qasje paraprake për të hapur kontakte me Ron DeSantis, por në konferencën e CPAC të së enjtes Oraban ishte jashtëzakonisht “Trumpist”.

Ai citohet të ketë thënë: “Jam i sigurt se nëse presidenti Trump do të ishte president, nuk do të kishte luftë në Ukrainë dhe Evropë. Kthehu, zoti President. Bëje Amerikën sërish të madhe dhe na sill paqe.”

Po ashtu raportohet se kryeministri, i cili vitin e kaluar fitoi mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë, ka portretizuar "demokracinë e krishterë joliberale" të vetë-përshkruar të Hungarisë – e kritikuar gjerësisht për kufizimet e saj në media dhe lirinë akademike, dhe për legjislacionin e saj anti-LGBTQ+ – si një model për botë.

Lajme të ngjashme