Avokati i Elizabeth Carroll-it thotë se Trumpi e kishte dhunuar atë brutalisht në vitet ‘90 - NACIONALE

Avokati i Elizabeth Carroll-it thotë se Trumpi e kishte dhunuar atë brutalisht në vitet ‘90

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte përplasur Elizabeth Carroll-in për muri në një dyqan në Nju Jork në mesin e viteve të nëntëdhjeta, e kishte dhunuar atë dhe pastaj ishte përpjekur që ta “shkatërronte e poshtëronte” atë, kur ajo kishte folur për rastin, u tha në argumentet hyrëse të martën në rastin kundër miliarderit.

Duke i paraqitur argumentet hyrëse, avokati Shawn Crowley e përshkroi ballafaqimin e klientes së tij me Trumpin në pranverën e vitit 1996, i cili kishte filluar, kur Carroll-i ishte duke dalë nga dyqani “Bergdorf Goodman” në Manhattan, raporton “Victoria Advocate”.

“Ata filluan që të bisedonin. Trumpi kërkoi nga Carroll-i që ta ndihmonte për të zgjedhur një dhuratë për një grua. Ajo u pajtua, duke menduar se kjo do të bëhej rrëfim qesharak”- tha Crowley.

Pasi kishin ecur deri në katin e gjashtë, në pjesën e rrobave të brendshme, përmes shkallëve lëvizëse, Trumpi shkoi te banaku, kapi një palë rroba të brendshme dhe ia hodhi Carroll-it. Avokati tha se ata ishin tallur për t’i provuar ato rroba.

“Ende duke qeshur, ata shkuan te dhoma e zhveshjes, Carroll-i duke menduar se ai me të vërtetë mund t’i provonte ato rroba”- shtoi Crowley.

“Në momentin që ata u futën brenda, gjithçka ndryshoi. Papritmas, asgjë nuk ishte qesharake. Donad Trumpi e përplasi zonjën Carroll për muri. Ai i shtypi buzët e veta në buzët e saj. Ajo u përpoq që të lirohej, por nuk mundi. Trumpi ishte gati dyfish më i madh me trup se ajo. Ai ia mbajti poshtë dorën, ia lëshoi poshtë getat dhe pastaj e sulmoi seksualisht”- tha avokati.

Crowley tha se zonja Carroll, e cila planifikon që të dëshmojë në gjykim, iku pas disa minutave dhe u largua nga dyqani, drejt rrugës “Fifth Avenue”.

Avokati i Trumpit, Joe Tacopina, pritej t’i paraqiste argumentet e tij më vonë të martën pasdite. Ai tha se ka pak gjasa që Trumpi të paraqitet në gjykim.

Carroll, 79 vjeçe, ish-kolumniste e revistës “Elle”, ka pritur pesë vjet që rasti i saj të trajtohet nga një juri gjykatësish.

Padia fillestare e saj e vitit 2019 kundër Trumpit është ende në fazën e apelit. Rasti që tani është në gjykim u paraqit në nëntor.

Lajme të ngjashme